GRUAJA 86-VJEÇARE PUNON SI STJUARDESË PËR 65 VJET-REKORD BOTËROR GUINNESS

GRUAJA 86-VJEÇARE PUNON SI STJUARDESË PËR 65 VJET-REKORD BOTËROR GUINNESS

Libri i Rekordeve Guinness konfirmon se një grua nga Bostoni theu rekordin si stjuardesë me shërbimin më të gjatë në botë, raportojnë mediat amerikane.

Beth Nash 86 vjeçe, filloi të punojë si stjuardesë në vitin 1957 për Eastern Airlines, më pas vazhdoi të punojë për American Airlines dhe është ende atje pa asnjë ndërprerje në punësim.

Nash zbuloi se ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në rrugën Nju Jork-Boston-Uashington, sepse kjo i lejon asaj të kthehet në shtëpi natën dhe të kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara.

“Guinness”, i cili konfirmoi rekordin botëror më 1 korrik. deklaron se Nash aktualisht është stjuardesa më e vjetër në botë. Duke festuar 60 vjetorin e saj me kompaninë në vitin 2017, Nash tha se biznesi kishte ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve.

“Duhet të kishe një gjatësi të caktuar dhe një peshë të caktuar. Dikur ishte e tmerrshme. Nëse kishim vënë disa kilogramë më shumë, duheshte të peshohemi dhe nëse qëndronim në atë peshë të shkurtonin rrogën”, tha ajo për WJLA-T.

Leave a Reply

Your email address will not be published.