“GRUAJA RURALE”: 6000 EURO MBËSHTETJE PËR EKONOMITË BUJQËSORE NË PRONËSI TË GRAVE

“GRUAJA RURALE”: 6000 EURO MBËSHTETJE PËR EKONOMITË BUJQËSORE NË PRONËSI TË GRAVE

Shpallen pesë thirrje të reja publike nga Programi për Zhvillim Rural, për masat: Masa më e njohur 115 – “Gruaja rurale” dhe Masa 121-Investimet për modernizimin e ekonomive bujqësore. Thirrja publike për masën e krijuar posaçërisht për gratë mbajtëse të ekonomive bujqësore të njohura si “Gratë rurale” ka nisur nga 20 prilli. Këtë masë e kemi prezantuar për herë të parë në vitin 2019 si pilot projekt dhe lirisht mund të themi se me 250 grante të dhëna masa është histori suksesi dhe kjo është ajo që na ka motivuar që këtë vit të dyfishojmë shumën maksimale për përdoruesit tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski.

“ Kjo do të thotë se shuma aktuale 3,000 shkon në deri 6,000 euro për përdorues, mjete të destinuara për përfundimin dhe përpunimin e produkteve primare bujqësore, si dhe për blerjen e pajisjeve për marketing të drejtpërdrejtë në fermë. Efektet që janë arritur me këtë masë janë zhvillimi i bizneseve të vogla familjare dhe produkteve të reja në treg, për të cilat jam i bindur në vizitat e mia në terren. Gratë kanë zhvilluar një gamë të gjerë të produkteve me vlerë të shtuar nga prodhimi i tyre bujqësor dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre janë majuni, produktet e qumështit, produktet e bletëve, marmelatat dhe të tjera”- thekson ministri Ljupço Nikolovski.

Thirrjet publike janë në kuadër të Planit Kombëtar të Prodhimit Ushqimor i cili është krijuar si synim strategjik për mbrojtjen e prodhimit vendor bujqësor. Mbështetja financiare e ofruar nga këto pesë thirrje publike janë fonde të reja që do të investohen drejtpërdrejt te fermerët.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për mbështetje financiare përmes sistemit elektronik të aplikimit në Agjenci, me plan biznesi të bashkangjitur, oferta me specifikim teknik të detajuar dhe zgjidhje nga sistemi ERCS për objektet prodhuese të regjistruara.

Ministri Nikolovski theksoi se përkrahje do t’i jepet të gjithëve që do të aplikojnë siç duhet dhe do t’i plotësojnë kushtet dhe nuk do të ketë sistem i pari i ardhur – i pari i zgjedhur.

Afati i aplikimit është deri më 20 maj 2022./Ajo.mk

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.