HIQEN KOVID CERTIFIKATAT PËR HYRJE NË QENDRAT TREGTARE

HIQEN KOVID CERTIFIKATAT PËR HYRJE NË QENDRAT TREGTARE

Qeveria e Maqedonisë me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive vendosi për lehtësimin e masave anti Covid.

Me këtë vendim shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave. Vlefshmëria e certifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv; gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen; të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend. Si dhe shfuqizimin e nevojës për posedim të certifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja me pandeminë po përmirësohet, ndërsa numri i rasteve aktive është rreth 2200 persona me kovid 19. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ka deklaruar se në bazë të rezultateve të testimit skrining, do të vendoset për masat e mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.