HIQEN MASKAT PËR FILLORISTËT, NË UNIVERSITETE LEJOHET MËSIMI ME PRANI FIZIKE.    

HIQEN MASKAT PËR FILLORISTËT, NË UNIVERSITETE LEJOHET MËSIMI ME PRANI FIZIKE.

Me propozim të KSI-së dhe me vendim të Qeveris fëmijët e shkollave fillore në RMV nuk janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse kundër covid-19. Maskat vazhdojnë të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa në universitete lejohet mësimi me prani fizike.

Qeveria ka miratuar edhe propozimin tjetër për shfuqizim të vendimit për prezantim të certifikatave për COVID-19 në tarracat e kafeneve. Ndryshe, qeveria e ndryshoi edhe vendimin për kapacitetet e brendshme të objekteve të gastronomisë, nga 50 për qind në 75 për qind, por duke mbajtur maskat mbrojtëse dhe duke respektuar vendimet tjera./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.