HIQET IZOLIMI NJË MUJOR NË QYTETIN KINEZ “XI’AN”

HIQET IZOLIMI NJË MUJOR NË QYTETIN KINEZ “XI’AN”

Kina ka hequr izolimin njëmujor në qytetin Xi’an, që ka 13 milionë banorë, dhe ka urdhëruar testimin e 2 milionë qytetarëve në Pekin. Këto masa po ndërmerren më pak se dy javë para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në kryeqytetin kinez. Izolimi në qytetin verior Xi’an, që është një qendër e madhe industriale, u hoq një ditë pas rifillimit të fluturimeve komerciale nga ky qytet, njofton REL.

Në Pekin, ku më 4 shkurt do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, rreth 2 milionë banorë të qarkut Fengtai janë urdhëruar që t’iu nënshtrohen testeve, pasi janë regjistruar një sërë rastesh me virusin korona. Autoritetet u thanë qytetarëve në disa pjesë të Pekinit, që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit, që të mos largohen nga qyteti, pasi në qarkun Fengtai u regjistruar 25 raste me sëmundjen COVID-19, ndërkaq 14 të tjera u regjistruan në qarqe të tjera. Olimpiada do të mbahet nën rregulla të ashpra kundër pandemisë, teksa atletëve po iu kërkohet që të vaksinohen ose t’i nënshtrohen izolimit pas arritjes në Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.