HUNGARIA ZGJEDH PRESIDENTEN E PARË GRUA

HUNGARIA KA PRESIDENTE TË PARË GRUA, KATALIN NOVAK

Katalin Novak u zgjodh presidente për një mandat pesëvjeçar, duke marrë 137 vota gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare Hungareze.

Në parlamentin hungarez prej 199 anëtarësh, i cili kishte 195 anëtarë dhe 188 vota të vlefshme, kandidatja e Fidesz-KDNP në qeveri, ish-ministre për familje Katalin Novak, u zgjodh presidente me 137 vota. Kandidati i përbashkët i partive opozitare Peter Rona ka marrë 51 vota.

Novak, presidentja e parë grua e zgjedhur në Hungari do të marrë detyrën më date 10 maj nga Janos Ader, i cili ka qenë president për dy mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.