ISHP: 1112 SHTATËZËNA JANË INFEKTUAR ME KOVID 19 NDËRSA 8 KANË VDEKUR

ISHP: 1112 SHTATËZËNA JANË INFEKTUAR ME KOVID 19 NDËRSA 8 KANË VDEKUR

ISHP bën të ditur se që nga fillimi I pandemisë në vend janë regjistruar 1112 raste me Kovid-19 tek gratë shtatzëna dhe 6927 te punëtorët shëndetësor. Nga shtatzënat 8 kanë vdekur ndërsa nga punëtorët shëndetësor 37. Nga fillimi i pandemisë e deri më 16 janar janë regjistruar 3380 riinfektime me Kovid-19 që dmth 1.4% nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve në nivel republikan, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ky numër 7 persona janë sëmurë për herë të tretë, thotë raporti. Momentalisht nëpër spitale si pasojë e virusit korona janë të shtrirë 439 pacientë, apo 25.1% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nga të ri-infektuarit dhjetë kanë vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.