ITALIA KA NISUR FUSHATË PËR DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS ANTIKOVID

ITALIA KA NISUR FUSHATË PËR DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS ANTIKOVID

Italia do të nisë së shpejti një fushatë për dozën e katërt të vaksinës Covid-19 për njerëzit mbi 60 vjeç, tha ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, pasi mori miratimin nga agjencitë shëndetësore të Bashkimit Evropian.

Speranza tha se qeveria i ka dhënë tashmë dritën jeshile 20 administratave rajonale të Italisë për të filluar fushatë për administrimin e dozës së katërt të vaksinës, pas miratimit nga Agjencia Kombëtare Mjekësore AIFA.

“Të gjitha provat shkencore tregojnë se doza shtesë e vaksinës mund të mbrojë në masë të madhe njerëzit nga shtrimi në spital, veçanërisht të dobëtit dhe të moshuarit”, tha Speranza për televizionin shtetëror “RAI”.

Në Itali këtë muaj është vërejtur rritje e numrit të infektuarve me Covid-19. Ai javën e kaluar ka kaluar njëqind mijë në ditë për herë të parë që nga muaji shkurt, si dhe vërehet rritje e numrit të shtruarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.