JA SE SI MUND TË KENI AROMË TË MIRË NË BANJË

JA SE SI MUND TË KENI AROMË TË MIRË NË BANJË

Një këshillë e dobishme për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër – këtë herë banjën tuaj. Bëhet fjalë për një freskues ajri për këtë hapësirë. Në banjë mund të keni një aromë super natyrale e cila nuk vjen nga produktet që mund t’i blini në dyqane. Pa asnjë lloj kimikati, ky freskues ajri besoj se do të ju pëlqejë të gjithëve. Me preparatet industriale aroma nuk zgjat shumë por me këtë preparat natyral aroma do të zgjasë dhe do të jetë konstante.

Për këtë freskues natyral të ajrit do t’ju duhet:

– rrotull letre higjienike

– vaj esencial (sipas dëshirës suaj)

Hidhni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial në pjesën e brendshme të rroles në të cilën është e mbështjellë letra. Dhe kjo është e gjitha.

Era do të jetë e pranishme në banjë derisa të përdorni rrotullën e letrës higjienike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.