JAVËN E FUNDIT ËSHTË ULUR MBI 27% NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KOVID 19

JAVËN E FUNDIT ËSHTË ULUR MBI 27% NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KOVID 19

Në raportin javor të Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me COVID-19 në vend, konstatohet përmirësim i gjendjes me pandeminë. Në periudhën prej 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, nga të cilat janë regjistruar 1.818 raste pozitive, numër që paraqet ulje prej 27.4 për qind në krahasim me javën paraprake.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 983; 54,1%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 167,6. Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 505, 27.8%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (n = 60; 3.3%)”. “Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 riinfeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raport.

Më tej në raport theksohet se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar.

Në RMV gjithsej janë vaksinuar 871.669, prej të cilëve 851.655 me dy doza, ndërsa 147.223 kanë marrë dhe dozën e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.