KA SHËNUAR RËNIE NUMRI I MARTESAVE NË RMV

KA SHËNUAR RËNIE NUMRI I MARTESAVE NË RMV

Vitin e kaluar në vend janë lidhur gjithsej 12882 martesa, që është 2.4 për qind më pak se një vit më parë, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti martesa, 1 851 ose 14,4%, janë lidhur në muajin gusht, dhe më pak në nëntor, 761 martesa ose 5,9%.

Më e shpeshta është martesa e parë me pjesëmarrje prej 93,7% për femrat dhe 93,2% për meshkujt.

Në martesë të dytë janë regjistruar 6,3% dhe në një martesë të tretë 0,5%, derisa në numrin total të martesave, më shpesh në martesë hyjnë meshkujt.

Në vitin 2022, numri më i madh i martesave 4 263 ose 33,1% te femrat dhe 4 721 martesat ose 36,6% te meshkujt, ndërsa mosha është 25 deri në 29 vjeç.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç për nusen dhe 29.9 vjeç për dhëndrin.

Numri i divorceve, megjithatë, në vitin 2022 shënoi një rënie prej 17,9% krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 1613 martesa të divorcuara.

Më pak martesa, 38 ose 2,4% gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht, dhe më së shumti 195 ose 12,1% në muajin mars.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorcet ose 17.4% te meshkujt kanë ndodhur në të njëjtën grupmoshë 30-34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 360 ​​ose 22.3% kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.