KAROTA PËR SHUMË ARSYE DUHET TË JETË PJESË E PËRDITSHMËRISË SUAJ

KAROTA PËR SHUMË ARSYE DUHET TË JETË PJESË E USHQIMIT TUAJ

Karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj, sepse kanë veti anti-inflamatore, janë të pasura me fibra , luftojnë kancerin, kanë veti anti-plakje, kanë veti anti-bakteriale dhe luftojnë aknet.

VETITË ANTI INFLAMATORE

Një nga arsyet më të rëndësishme se pse duhen konsumuar karotat është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.

LUFTOJNË KANCERIN

Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

PËRMIRËSIMI I TRETJES

Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.

FIBRA TË DOBISHME

Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.

VETITË ANTI-PLAKJE

Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.

VETITË ANTI-BAKTERIALE

Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.

LUFTOJNË AKNET

Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karotave ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj. Ngrënia e një karote është më e dobishme, më natyrale dhe më e lirë se çdo trajtim artificial, në përmirësimin e lëkurës./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.