KE: EVROPËS I KANOSEN TRE KËRCËNIME TË MËDHA SHËNDETËSORE

KE: EVROPËS I KANOSEN TRE KËRCËNIME TË MËDHA SHËNDETËSORE

Organi i Komisionit Evropian përgjegjës për reagimin ndaj kërcënimeve shëndetësore HERA, prezantoi tre kërcënimet më të mëdha për shëndetin e evropianëve dhe kërkoi koordinim në nivel të gjithë Bashkimit Evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Kërcënimet janë patogjenët me potencial të lartë pandemik, kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore dhe së fundmi rreziku i rezistencës ndaj antibiotikëve. Këto rreziqe janë identifikuar si kërcënimet më të mëdha ndërkufitare për shëndetin e qytetarëve në Evropë dhe në botë.

Theks i veçantë vendoset tek patogjenët me potencial pandemiksi dhe infeksionet respiratore të cilat rezultojnë të kenë rrezikun më të madh. Sa i përket kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore, ato mund të jenë rezultat i një gabimi ose një sulmi të qëllimshëm, veçanërisht në kontekstin e tensioneve gjeopolitike në botë. Sa i përket rezistencës ndaj antibiotikëve, HERA paralajmëron se ky është një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin e njeriut, mendohet se shkakton 1.2 milionë vdekje në vit në mbarë botën.

Komisionerja Evropiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides, bëri thirrje që të sigurohen kundërmasa mjekësore për të gjitha këto kërcënime dhe që ato të jenë të disponueshme për vendet anëtare shpejt dhe sipas nevojës.

Kjo gjithashtu do të thotë që vendet dhe institucionet e BE-së në të ardhmen duhet të punojnë në zhvillimin, kapacitetin prodhues, prokurimin dhe rezervat e barnave, pajisjeve mjekësore, pajisjeve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera mjekësore. Kjo do të kërkojë investime të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.