KËTË VIT APLIKIMI PËR REGJISTRIM NË SHKOLLAT E MESME NË FORMË ELEKTRONIKE

KËTË VIT APLIKIMI PËR REGJISTRIM NË SHKOLLAT E MESME NË FORMË ELEKTRONIKE

Në vitin shkollor 2022/2023 nxënësit do të aplikojnë për regjistrim në shkollat e mesme në mënyrë elektronike. Kjo do të mundësohet nga shërbimi i ri dixhital – regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme, i cili është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Shërbimi iu prezantua drejtorëve të shkollave të mesme, ndërsa këtë muaj do të fillojnë trajnimet për mësuesit për shfrytëzimin e tij, ndërsa do të jetë funksional në qershor, kur do të bëhet regjistrimi I nxënësve në shkollat e mesme.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, tha se pandemia e ka përshpejtuar procesin e dixhitalizimit ndërsa përfitimet do të mbeten edhe pas pandemisë. Sipas ministrit Shaqiri aplikimi elektronik do të shmangë tollovitë para sporteleve, do të kursejë shpenzimet për dërgimin e dokumenteve me postë, si dhe kursen kohën.

“Përveç të gjitha përfitimeve, dixhitalizimi i shërbimeve nënkupton edhe minimizimin e mundësisë së çdo veprimi korruptiv. Ofrimi shërbimeve cilësore dhe në mënyrë më të thjeshtë i shërbimeve arsimore është ndër prioritetet më të larta në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dixhital me partnerët tanë për të ndërtuar një sistem arsimor modern dhe shërbime publike që janë lehtësisht të arritshme për të gjithë”, deklaroi ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vend theksoi se shërbimi i ri dixhital për nxënësit e shkollave të mesme, krahas shërbimit për regjistrimin digjital në shkollat fillore nga viti i kaluar, përmbyll projektin për regjistrim elektronik të nxënësve dhe kështu shkollat , fëmijët dhe prindërve, lirohen nga përgjegjësitë administrative. “Mbështetja në këto reforma do të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve. Ne kemi shumë vite që punojmë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në programet e mbështetura nga UNICEF në arsimin parashkollor. Kur ndodhi pandemia, ne punuam në përshtatjen e programeve për të përballuar sfidën. Ne mbështesim aftësitë dixhitale në arsim dhe jam e kënaqur që i kemi ofruar ato”, deklaroi ambasadorja britanike në Shkup Rachel Galloway.

Leave a Reply

Your email address will not be published.