KONFIRMOHET PRANIA E OMICRON BA.2 NË SHQIPËRI

KONFIRMOHET PRANIA E OMICRON BA.2 NË SHQIPËRI

Lloji i ri i Omicron BA.2 është konfirmuar edhe në Shqipëri. Siç bën të ditur ISHP, të dhënat mbi këtë variant u sollën nga analizat e posaçme nga laboratorët në Gjermani. Sipas ekspertëve ky variant gjendet tashmë në disa rrethe të Shqipërisë megjithëse Omicron-i fillestar mbetet dominues. Vala e madhe e Omicron BA.2 pritet të shfaqet në javët në vijim sidomos në qytetet e mëdha. Ky lloj i ri i Covid-19 ka një numër të vogël simptomash që nisin me kollë, lodhje, të vjella, diarre, probleme me stomakun, tretjen dhe sekrecione.

Një tjetër simptomë më e rrallë sipas raportimeve të pacientëve është edhe marramendja. Megjithëse simptomat mund të jenë të ndryshme nga njëri person në tjetrin, sipas ekspertëve nuk janë shumë të ndryshme nga ato të gripit. Sipas mjekëve për të parë vërtetë fuqinë e këtij varianti do duhet të presim edhe disa javë.

Disa raste pacientët zhvillojnë komplikimeve vetëm disa javë pas infektimit dhe jo menjëherë. Sipas të dhënave ky variant është 30% më infektues se të tjerët  ndonëse në vendin tonë ka nisur të ketë një rritje të lehtë të infektimeve. Ekspertët sugjerojnë respektimin e masave mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.