KONSUMIMI I KAFESË PËR DISA ËSHTË I DËMSHËM

KONSUMIMI I KAFESË PËR DISA ËSHTË I DËMSHËM

Fillimi i ditës me një kafe është rutinë për shumë njerëz por për disa konsumimi i kafesë është i dëmshëm, thonë dietologët.

NJERËZIT QË VUAJNË NGA SËMUNDJET INFLAMATORE TË ZORRËVE

“Kafeina mund të përshpejtojë tretjen dhe gjithashtu të rrisë shanset për diarre e cila është një nga simptomat kryesore të sëmundjes inflamatore të zorrëve”, shpjegon dietologia Angel Planels, duke shtuar se është e mençur të shmangni kafenë nëse vuani nga IBS.

NËSE KENI GLAUKOMA

“Presioni intraokular mund të rritet te personat me glaukoma kur konsumojnë kafe. Prandaj ekspertët këshillojnë reduktimin e marrjes së kafeinës dhe madje edhe shmangien e saj”.

NËSE KENI NJË FSHIKËZ TEPËR AKTIVE

“Të gjithë e dimë se është mirë të mos pini një filxhan kafe të madhe para një udhëtimi të gjatë, veçanërisht nëse nuk keni akses në tualet. Marrja e kafeinës vetëm mund të përshpejtojë punën e fshikëzës kështu që do t’ju duhet të urinoni më shpesh”, shpjegon dietologia Sue Heikinen.

PERSONAT QË VUAJNË NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Për shkak se kafeina në kafe mund të shkaktojë një rritje të menjëhershme të presionit të gjakut dhe të përshpejtojë rrahjet e zemrës është e rëndësishme që kushdo që ka një histori të problemeve të zemrës të jetë i kujdesshëm dhe të flasë me një mjek për konsumimin e kafesë, thotë dietologia  Kelly McGrain.

GRATË SHTATZËNA

Shoqata Amerikane e Gjinekologjisë këshillon gratë shtatzëna të mos pinë më shumë se 2 filxhanë kafe në ditë për të reduktuar rrezikun e abortit dhe lindjes së parakohshme. Megjithatë, një studim i publikuar vitin e kaluar thotë se nuk ka sasi të sigurt kafeje për gratë shtatzëna dhe se çdo grua shtatzënë duhet të flasë me gjinekologun e saj se sa kafe mund të pijë.

NËNAT GJIDHËNËSE

“Për shkak se kafeina është një stimulues dhe diuretik është e mundur që një nënë që ushqen me gji të dehidrohet, ndaj ekspertët këshillojnë që kafeina të shmanget në këtë fazë si dhe gjatë shtatzënisë”, shtoi Planels.

NJERËZIT ME ÇRREGULLIME TË GJUMIT

“Është e qartë se pas një nate pa gjumë fillimisht do të kapni një filxhan kafe, por ky zakon mund të çojë në një cikël vicioz të pagjumësisë dhe lodhjes së përditshme. Edhe nëse mendoni se kafeja e pasdites nuk ju prish gjumin në fakt mund ta bëjë këtë. Këshillohet të pini kafen e fundit 6 orë para gjumit”, tha Heikinen.

NJERËZIT QË VUAJNË NGA ANKTHI OSE SULMET E PANIKUT

“Kafeina është një stimulues që mund të përkeqësojë ankthin dhe nëse vuani shpesh prej tij, mendoni të reduktoni marrjen e kafeinës”, paralajmëroi McGrain.

PERSONAT QË KANË EPILEPSI

“Edhe pse ky është një studim i vogël zbulohet se konsumimi i kafesë shoqërohet me konvulsione më të shpeshta por sigurisht që ka hapësirë të hulumtohet më shumë”, tha Planels. Nëse keni epilepsi bisedoni me një neurolog se sa kafe duhet të pini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.