KOVAKS: 5.2 MILIARDË DOLLARË PËR VAZHDIMIN E PROGRAMIT

KOVAKS: 5.2 miliardë dollarë për vazhdimin e programit

Nisma globale KOVAKS, programi i mbështetur nga OKB-ja për shpërndarjen e barabartë të vaksinave të virusit korona midis vendeve të pasura dhe të varfra, kërkoi sot 5.2 miliardë dollarë për të vazhduar furnizimin me vaksina në muajt e ardhshëm.

Programi shpërndau pak më shumë se një miliard doza vaksine vitin e kaluar, me një qëllim fillestar për të ofruar dy miliardë doza deri në fund të 2021. Megjithatë, mungesa e parave të gatshme ka vonuar dërgesat e pranuara të vaksinave, me shumicën e vaksinave të prodhuara që shiten në vendet e pasura.

Deri më tani, më pak se 10 për qind e njerëzve në vendet e varfra kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa më shumë se 60 për qind e popullsisë në botës është vaksinuar me tre ose katër doza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.