KOVID 19: 188 RASTE DHE 3 VIKTIMA

KOVID 19: 188 RASTE DHE 3 VIKTIMA

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit nga 2.245 teste të realizuara janë regjistruar 188 raste të reja me KOVID-19, ndërsa 25 nga ato janë riinfeksione. Në regjistrin e të shëruarve shënohen edhe 119 persona ndërsa janë regjistruar 3 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve (3), sëmundje shoqëruese janë regjistruar te të gjithë personat.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.953.866 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 305.066, numri i të shëruarve është 293.819, numri i të vdekurve është 9.206 dhe numri i rasteve aktive është 2.041./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.