KRSKRR APELON PËR KUJDES TË SHTUAR NË KOMUNIKACION NË NATËN E FUNDIT TË VITIT
Për të shmangur situatat e padëshiruara në komunikacion për festa të hareshme dhe të paharrueshme, Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR) rekomandon drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat në komunikacion, të mos konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjetit, të mos përdorin automjetin pa nevojë, të respektojnë shpejtësinë e përcaktuar, t’i kushtohet vëmendje kushteve dimërore, të drejtojnë automjete teknikisht të rregullta, mos të përdorin telefonin celular gjatë vozitjes, të përdoret rripi i sigurimit, të mbahet distancë ndërmjet automjeteve, etj.
Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së, uroi që Viti i Ri 2023 të sjellë shumë gëzim, lumturi, fat dhe mirëqenie në çdo shtëpi.
Ajo apeloi që të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë në komunikacion në nivelin edhe më të lartë.
Qytetarët duhet të respektojnë rregullat dhe të jenë pjesëmarrës të përgjegjshëm në trafik thonë nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR).
Leave a Reply