KRYQI I KUQ ENDE NUK KA QASJE NË MARIUPOL-BBC

KRYQI I KUQ ENDE NUK KA QASJE NË MARIUPOL-BBC

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se ende nuk është në gjendje të dërgojë asnjë ndihmë për Mariupolin e rrethuar, ndërsa i ka kërkuar Rusisë dhe Ukrainës që të garantojnë një korridor të sigurt për në qytet.

“Palët duhet të jenë garantuese dhe të bien dakord për një kalim të sigurt. Ata duhet të tregojnë një rrugë të sigurt dhe t’u japin njerëzve kohë për të dalë. Për momentin nuk ka kushte që ekipi ynë t’i afrohet qytetit,” tha zëdhënësi Matt Morris për BBC.

Ai kujtoi të drejtën ndërkombëtare humanitare se njerëzit duhet të lejohen të largohen, por jo të detyrohen ta bëjnë këtë. Shumë banorë të Mariupolit janë strehuar në bodrume për javë të tëra, pa ushqim, ujë apo ilaçe. Ukraina akuzon Rusinë se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë nga qyteti i shkatërruar në zonat e kontrolluara nga Rusia. Rusia ka përjashtuar dëbimet me forcë, por ka konfirmuar evakuimin nën mbrojtje.

KNKK ka thënë se nuk do të ndihmojë kurrë në evakuimin e detyruar dhe kundërshton çdo plan për të mbështetur palën ruse në “filtrimin” e refugjatëve ukrainas nga Mariupol.

Leave a Reply

Your email address will not be published.