KRYQI I KUQ ME AKSION PËR DHURIMIN E GJAKUT SHËNON PËRVJETORIN E THEMELIMIT

KRYQI I KUQ ME AKSION PËR DHURIMIN E GJAKUT SHËNON PËRVJETORIN E THEMELIMIT

Me rastin e 17 Marsit – Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së dhurimit të gjakut, Kryqi i Kuq organizon aktivitete të përbashkëta me pesë organizata komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.

“Lokacionet në të cilat do të jemi të pranishëm janë QT “Ist gejt”, “Siti Moll”, Çarshia e Vjetër, QT “Kapitoll” dhe Sheshi Maqedonia. Në lokacionet e lartpërmendura do të vendosim stenda promovuese me materiale nga puna e Kryqit të Kuq të RMV-së, sepse në këtë ditë e shënojmë 77 vjetorin e formimit të organizatës, ndërsa shënohet edhe si Ditë e dhurimit të gjakut në RMV”, informojnë nga Kryqi i Kuq.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq do t’i motivojnë qytetarët të afrohen në stenda, me qëllim që t’i njoftojnë me fushat e veprimit të organizatës dhe misionin tonë, si organizatë humanitare më masive. Gjatë promovimit të dhurimit të gjakut dhe motivimit të qytetarëve nga Kryqi i Kuq shtojnë se vullnetarët do të zbatojnë një kuiz të vogël për kalimtarët e rastit, ndërsa për ata që do të përgjigjen saktë në pyetjet, kanë përgatitur dhurata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.