KSI: NUK KA RASTE ME LINË E MAJMUNËVE,POR DUHET TË JEMI TË PËRGATITUR PËR ÇDO GJË

KSI: NUK KA RASTE ME LINË E MAJMUNËVE,POR DUHET TË JEMI TË PËRGATITUR PËR ÇDO GJË

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka raste të prekura nga lija e majmunëve. Megjithatë KSI e ka shqyrtuar situatën me përhapjen e saj në botë dhe ka marr për detyrë ta përgatisë sistemin sa më parë me qëllim të përgjigjes efikase në rast të paraqitjes së epidemisë.

“Bota, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet e tjera përkatëse që monitorojnë sëmundjet infektive tregojnë gjithashtu një farë shqetësimi se si po përhapet lija e majmunëve. Për këtë arsye në Komision u diskutuan rrugët klinike për monitorimin, skriningun, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve që eventualisht do të infektohen nga lija e majmunëve” ka deklaruar zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedoviq.

Ndërsa epidemiologu Dragan Danillovski thekson se nuk ka vend për panik të madhe nga lija e majmunëve.

“Nuk duhet të shqetësohemi për një pandemi të re! Rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Më së miri do të ishte që të kthejmë shikimin anash dhe të mos i kushtohet shumë rëndësi ortekut të informacioneve të ndryshme, shqetësuese, të zbukuruara rregullisht me fotografi të përshtatshme. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të largojnë vëmendjen. Institucionet duhet të përgatiten sa më shumë. Është absolutisht e nevojshme të sigurohen sasi të arsyeshme të vaksinës JYNNEOS dhe ilaçin e tekovirimate si dhe vaksinën e imunoglobulinës”, thotë epidemiologu Danillovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.