KSI PROPOZON LARGIMIN E MASKAVE NË RMV

KSI PROPOZON LARGIMIN E MASKAVE NË RMV

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar lehtësimin e masave anti-covid, të cilat do t’i dorëzojë në qeveri për miratim. Komisioni propozon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, duke përjashtuar objektet shëndetësorë, transportin publik, shtëpinë e pleqve, barnatoreve, të moshuarit dhe të sëmurit kronikë.

Arsyeja se pse mbetet në fuqi mbajta e maskave në institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik është fakti se ende ka mundësi të madhe për përhapje të virusit. Propozimi për mos mbajtje të maskave vlen edhe për stafin mësimor dhe personelin tjetër në shkolla, ku nuk është më e detyrueshme që nxënësit të mbajnë maska, ndërsa për shkollat e mesme ende vlen rekomandimi që nuk i ka kaluar Shtabit të Përgjithshëm të Krizave dhe nuk ka arritur as në qeveri.

“Nga kjo masë përjashtohen institucionet shëndetësore, shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar, barnatoret dhe automjetet e transportit publik. Për këto katër objekte të mbyllura mbetet detyrimi për mbajtjen e maskave”, tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçkovski.

Gjithashtu është rekomanduar të hiqet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimi i tyre. Megjithatë vendimin përfundimtar e merr qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.