KSI PROPOZON TË HIQEN MASKAT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

KSI PROPOZON TË HIQEN MASKAT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE

Komisioni për Sëmundje Infektive, propozon tre masa të reja lehtësuese. Bazuar në përmirësiminn e gjëndjes me pandeminë KSI propozon që të hiqen maskat për nxënësit e shkollave fillore, ndërkohë që mbetet për mësimdhënësit dhe stafin teknik.

Si masë të dytë propozon rritjen e kapaciteteve nga 50 në 70 për qind në objektet e mbyllura si kinema dhe teatro.

Dhe masa e fundit ka të bëj me certifikatat e vaksinimit të cilat nuk do të vlejnë në hapësirat e jashtme të kafiterive dhe restoranteve. Komisioni për Sëmundje Infektive propozon edhe heqjen e certifikatave në objekte hotelierike në ambiente të hapura. Rekomandimet duhet të miratohen edhe nga Shtabi i krizës dhe në Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.