KUJDES TË SHTUAR NË USHQIMIN TUAJ, NË VEÇANTI PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE
Për ta bërë më të lehtë përballimin e vapës, duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit tua,j thonë ekspertët shëndetësorë të cilët këshillojnë të jenë veçanërisht të kujdesshëm personat me sëmundje kronike. Hani vakte si supa me perime ose gjella me perime. Shmangni ushqimet e pasura me proteina por edhe ushqimet tepër pikante, alkoolin dhe pijet me shumë kafeinë. Kjo vlen edhe për çajrat me përmbajtje të lartë kafeine, siç është çaji i zi.
Pacientët kronikë duhet të konsultohen me mjekun për barnat që marrin si terapi sepse disa prej tyre stimulojnë urinimin, duke rritur kështu rrezikun e dehidrimit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se duhet t’i ruani ilaçet në një temperaturë deri në 25 gradë dhe nëse është më e lartë në ambientin tuaj, zhvendosini ato në frigorifer. Kujdes i veçantë këshillohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes sepse krahas vështirësisë në frymëmarrje dhe kollitjes, mund të ndodhë edhe rënie e presionit të gjakut.
Meqenëse nxehtësia ndikon gjithashtu në koagulimin e gjakut, tromboza lokale mund të ndodhë së bashku me ënjtjen e këmbëve pasi lëngu mbetet në këmbë.
Tek personat që kanë problem me peshën, trupi ruan më shumë nxehtësi kurse ftohja është më e vështirë, ndaj duhet t’i kushtojnë vëmendje temperaturës së hapësirës ku qëndroni.
Leave a Reply