KUPA BOTËRORE E DITURISË – WSC NË SHMP “JAHJA KEMAL “

KUPA BOTËRORE E DITURISË – WSC NË SHMP “JAHJA KEMAL ”

ShMP “Jahja Kemal” organizon Kupën Botërore të Diturisë për të katërtën herë me rradhë. Këtë vit në ShMP “Jahja Kemal” gara do të zhvillohet nga dita e nesërme (12.05.2022) dhe do të përfundoj më 14 Maj.

Kupa Botërore e Diturisë (Word Scholar’s Cup) është një program akademik i ekipit ndërkombëtar për nxënësit nga mbi 66 vende. Qëllimi i këtij konkursi është tërheqja e nxënësve të interesuar për të mësuar jashtë kurrikulës tipike dhe aftësimit të nxënësve nga kultura të ndryshme për të diskutuar çështje dhe ide në lidhje me temat aktuale. WSC është një konkurs që mbahet në një atmosferë argëtuese dhe frymëzuese dhe është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik në lidhje me temën e këtij viti – Një Botë e Rinovuar (A World Renewed), thonë nga ShMP “Jahja Kemal”.

Në këtë konkurs do të mund të aplikojnë ekipet e përbëra nga tre nxënës nga e njëjta shkollë ose nga shkolla të ndryshme.

Ekipet do të garojnë në katër sfida kryesore: a) Sfida në Dituri, b) Shkrimi në Ekip, c) Debati Ekipor dhe d) Kuizi i Diturisë.

Përveç katër ngjarjeve kryesore, zhvillohen aktivitete shoqërore dhe akademike jokonkurruese në mënyrë që të arrihet një atmosferë miqësore mes pjesëmarrësve. Ekipet mund të kualifikohen në raundin vjetor global nëse tejkalojnë pragun e pikëve të raundit rajonal. Turneu i Kampionëve 2022 është planifikuar për 11-16 nëntor 2022 në Universitetin e Jeilit.

Ekipet garojnë në divizionet junior dhe senior, në varësi të moshës të nxënësve. Pjesëmarrësit që janë mbi 13 vjeç konsiderohen si seniorë. Në raundin rajonal në Shkup, juniorët do të garojnë më 12 Maj dhe seniorët më 13 Maj. Finalja e madhe për të dy divizionet do të zhvillohet më 14 Maj, theksojnë nga ShMP “Jahja Kemal”.

Për tu informuar më shumë klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published.