KUPON PREJ 1000 DENARËSH PËR PRODUKTE USHQIMORE PËR 35 MIJË QYTETARË

KUPON PREJ 1000 DENARËSH PËR PRODUKTE USHQIMORE PËR 35 MIJË QYTETARË

35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara në vend do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte. Kjo është pjesë e pakos prej 26 masash për zbutjen e krizës ekonomike botërore që ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Për të zbutur goditjen nga çmimet e larta të derivateve të naftës, qeveria propozon uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Kjo masë ulë pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që shkonte në buxhet. Shteti do ta prolongojë edhe aplikimin e taksës mjedisore e cila parashihte që çdo litër karburant të paguhet 3,5 denarë shtesë për mjedisin.

Poashtu Qeveria nuk do të rrisë TVSH-në për energjinë elektrike dhe do të mbetet 5 për qind deri në fund të vitit, në vend që të rritet në 10 për qind në qershor siç ishte planifikuar fillimisht. Hiqet TVSH-ja edhe për produktet bazë ushqimore. E gjithë pakoja e masave do të peshojë 400 milionë euro. Pritet që pakoja e masave të miratohet me procedurë të shpejtë në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.