KUVENDI MIRATOI METODOLOGJINË E RE PËR RRITJEN E PENSIONEVE

KUVENDI MIRATOI METODOLOGJINË E RE PËR RRITJEN E PENSIONEVE

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilat parashihet një metodologji e re për llogaritjen e rritjes së pensioneve. Gjithashtu, në kuadër të masave kundër krizës, çdo pensionist në tre muajt e ardhshëm përkatësisht në muajt prill, maj dhe qershor, do të marrë nga 1.000 denarë shtesë.

Metodologjia e re për llogaritjen e rritjes së pensioneve parashikon që ato të rregullohen dy herë në vit – në mars dhe shtator dhe 50% e pensionit do të llogaritet në bazë të shpenzimeve të jetesës dhe 50% në bazë të pagës mesatare. Rritjen e parë sipas metodologjisë së re pensionistët pritet ta kenë këtë shtator kur pensionet do të rriten mesatarisht për rreth 900 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.