LËSHOHET NGA SPITALI FOSHNJA E LINDUR 700 GRAM, TANI PESHON 2.2 KG

LËSHOHET NGA SPITALI FOSHNJA E LINDUR 700 GRAM, TANI PESHON 2.2 KG

 

Një foshnje e lindur në muajin e 7 të shtatzënisë, me vetëm 700 gram, në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, ka arritur peshën prej 2.2 kg dhe është lëshuar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Bebeja e quajtur Viktoria, pas 74 ditësh trajtim spitalor tashmë i është bashkuar familjes.

“Lehona që ka lindjen e parë u hospitalizua më datë 27 dhjetor 2021 në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup. Shtatzënia ishte e ngarkuar me shumë rreziqe, kurse lindja ishte spontane. Fëmija lindi më datë 4 janar 2022, para kohe, në javën 26, me peshë të ulët prej 700 gram, me gjatësi prej 28 centimetra. Nga Klinika u lëshua me peshë prej 2200 gram”, njoftuar nga Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.