LUFTA NË UKRAINË DO TË SJELL URI NË BOTË

LUFTA NË UKRAINË DO TË SJELL URI NË BOTË

 

Egjipti, Kenia, Sudani i Jugut, Libani dhe shumë vende të tjera varen drejtpërdrejt ose tërthorazi varen nga eksportet ruse dhe ukrainase kështu që lufta në Ukrainë mund të shkaktojë urinë dhe valë refugjatësh në mbarë botën, veçanërisht në vendet e varfra, thotë organizata gjermane “Ndihma kundër urisë në botë”.

Njeriu i parë i organizatës, Matthias Mogge, paralajmëroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të çonte në varfëri pjesë të ndryshme të botës. “Vendet si Egjipti, Kenia, Sudani i Jugut, Libani dhe shumë vende të tjera janë shumë të varura nga eksportet ruse dhe ukrainase, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Ato vende nuk marrin më sasitë që kanë porositur dhe duhet të paguajnë shumë më tepër për to,” tha ai. “Çmimet e ushqimeve tashmë janë rritur në nivelet më të larta në histori, kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike, konflikteve dhe pandemive,” shtoi Mogge.

Theksoi se më e prekura është popullata më e varfër e cila, siç thotë ai, duhet të shpenzojë një pjesë të madhe të të ardhurave në dispozicion për ushqim, ndërsa çmimet më të larta janë shumë problematike edhe për grupet humanitare. “Kur Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) iu desh të zvogëlonte ushqimet në kampet e refugjatëve sirianë në vitin 2015, ishte një nga nxitësit për lëvizjet e refugjatëve në shkallë të gjerë në Evropë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë,” paralajmëroi Mogge.

Leave a Reply

Your email address will not be published.