MBI 30% E SHPENZIMEVE TË NJË FAMILJEJE NË RMV JANË PËR USHQIME
Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka ndikuar që çdo familje të shpenzojë më shumë nga të ardhurat që merr. Buxheti më i rënduar është për t’u ushqyer për dy arsye. Sipas një raporti të INSTAT, në Maqedoninë e Veriut, 30.6% e shpenzimeve totale të një familjeje shoenzohen për ushqime dhe pije jo-alkoolike. Kjo përqindje në Shqipëri është 42%. Në Bosnjë dhe Hercegovinë (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%) ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian përqindje është 13.
Rritjen më të lartë sipas INSTAT e kanë shënuar “Vajrat dhe yndyrat” me 30.3%; “Bukë dhe drithëra”, me 19.1%; “Qumësht, djathë dhe vezë”, me 18.5% dhe “Zarzavate përfshirë patatet”, me 9%.
Banka Botërore ka paralajmëruar se çmimet e larta do të përmbysin arritjet në uljen e varfërisë. Banka ka sinjalizuar se inflacioni në rritje mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e të ardhurave reale në mesin e familjeve të varfra dhe të cenueshme dhe do të frenojë zbutjen e varfërisë. Përvoja të kaluara tregojnë se rritja ekonomike në Ballkan nuk ka rezultuar në ulje të varfërisë.
Leave a Reply