MBI 3800 TË VDEKUR NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI

MBI 3800 TË VDEKUR NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI

Është rritur në mbi 3800 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Vetëm në Turi ka arritur në 2.379 numri I të vdekurve dhe 13.293 të tjerë janë plagosur.

Në mëngjesin e së hënës, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarcık tronditi qarkun Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi qarkun Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan.

Orhan Tatar, menaxher i përgjithshëm departamentit të reduktimit të rrezikut në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiyes (AFAD), tha se gjithsej 5.606 ndërtesa u shembën.

Ai gjithashtu tha se 6.800 njerëz u shpëtuan nga rrënojat.

Tatar theksoi se 250 milionë lira turke (rreth 13,3 milionë dollarë) fonde emergjente janë dërguar në provincat në zonën e fatkeqësisë deri më tani.

Ai shtoi se si një “vendim thjesht parandalues”, Kompania Turke e Naftësjellësit (BOTAS) ndaloi rrjedhën e naftës së papërpunuar në rajon.

Sipas AFAD-it, në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbrë prej rreth 9.700 personash.

Presidenti turk Erdogan për shkak të numrit të madh të viktimave ka shpallur shtatë ditë zie. Turqisë po i arrinë ndihmë nga e gjith bota për tu përballur me pasojat. Ndihmën e tyre e kanë ofruar edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Pjesë e ndihmës janë edhe ekipe dhe mekanizëm për të vazhduar kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.