MBI 4 MIJË RASTE POZITIVE NË KOSOVË-KOVID 19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës informon se ka gjatë 24 orëve të fundit 4 mijë e 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në tërë territorin e vendit. Këto të dhëna dalin nga 16 mijë 307 testime të realizuara. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Gjithashtu njoftohet se janë shëruar 607 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 25.458. Poashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.