MBI 9000 RASTE AKTIVE ME COVID NË VEND. MBI 300 MILION NUMRI I TË INFEKTUARVE NË BOTË

MBI 9000 RASTE AKTIVE ME COVID NË VEND. MBI 300 MILION NUMRI I TË INFEKTUARVE NË BOTË

Statistikat e 24 orëve të fundit për gjendjen KOVID-19 në vend shënojnë 9539 raste aktive nga të cilat 632 raste të reja u konfirmuan vetëm gjatë ditës së djeshme. Më shumë se gjysma, përkatësisht 5558 janë në Shkup ndërsa numër treshifror të infektuarve aktualisht ka edhe në 12 qytete të tjera, kryesisht në Manastir 755, Prilep 546 dhe me mbi 300 të infektuar aktiv në Ohër 396 dhe Kavadar 301.

Nga 632 rastet e reja që rezultuan nga 6531 testime të kryera 470 janë regjistruar në Shkup. Si pasojë e KOVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën shtatë persona që numrin e përgjithshëm të viktimave ed çojnë në 8023. Që nga fillimi i epidemisë, numri i të diagnostikuarve me KOVID në vendin tonë. arriti në 232 068 dhe u shëruan 214 506 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me KOVID-19 tejkaloi shifrën prej 300 milionë në mbarë botën. Kjo vjen si pasojë e infektimeve të reja në dhjetëra vende gjatë javës së kaluar dhe përhapjes së shpejtë të llojit omicron. Në shtatë ditët e fundit, 34 vende kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve javore që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë 18 vende në Evropë dhe shtatë në Afrikë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.