MBI TRE MILIONË REFUGJATË UKRAINAS JANË KTHYER TASHMË NË UKRAINË NGA BE-JA

MBI TRE MILIONË REFUGJATË UKRAINAS JANË KTHYER TASHMË NË UKRAINË NGA BE-JA

Mbi tre milionë refugjatë ukrainas janë kthyer tashmë në Ukrainë nga BE-ja, ndërsa rreth 3.7 milionë njerëz kanë mbetur në vendet e Bashkimit, tha në një konferencë për shtyp Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Të dhënat që kemi janë se 6.7 milionë ukrainas kanë hyrë në Bashkimin Evropian dhe rreth tre milionë janë kthyer”, tha ajo.

Sipas saj, ka informacione se 3.5 milionë janë kthyer në Ukrainë, ndërsa 3.7 milionë kanë aplikuar për mbrojtje të përkohshme.

“Disa u regjistruan fillimisht në vendin e hyrjes dhe më pas në vendin tjetër, kështu që këtu ka disa mbivendosje, por unë do të thoja se ka 3.2 deri në 3.7 milionë refugjatë ukrainas në territorin e BE-së”, tha Johansson.

Ajo shtoi se Republika Çeke ka numrin më të madh të refugjatëve ukrainas për njeri, e ndjekur nga Polonia dhe Estonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.