MBIJETOI HOLOKAUSTIN POR JO LUFTËN NË MARIUPOL

MBIJETOI HOLOKAUSTIN POR JO LUFTËN NË MARIUPOL

91 vjeçja Wanda Semyonovna Obiedkova, e  mbijetuar e Holokaustit, ka vdekur në qytetin ukrainas të Mariupolit.

Sipas Chabad.org, ajo dhe familja e saj fshiheshin nga forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Pasi kaluan disa javë pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje në një bodrum, Obiedkova vdiq më 4 prill. Vajza e saj Larissa ka thënë se nëna e saj i kaloi dy javët e fundit të jetës duke ngrirë, në pamundësi të ngrihej nga vendi.

Oriedkova, e cila ka lindur në Mariupol, ishte vetëm dhjetë vjeç kur nazistët hynë në këtë qytet në vitin 1941. Kur ushtarët SS hynë në shtëpinë e saj dhe kapën nënën e saj, Obiedkova kishte arritur të mbijetonte duke u fshehur në një bodrum.

Leave a Reply

Your email address will not be published.