MË SHUMË SE 8,000 NJERËZ NË INDI KANË KRYER VETËVRASJE NË VITIN 2020

MË SHUMË SE 8,000 NJERËZ NË INDI KANË KRYER VETËVRASJE NË VITIN 2020

Më shumë se 8,000 njerëz në Indi kanë kryer vetëvrasje në vitin 2020 për shkak të papunësisë dhe vështirësive financiare në kushtet e mbylljes së papritur me të cilën u përball vendi gjatë valës së parë të virusit korona, konfirmuan zyrtarë qeveritarë indian, transmeton “Anatolia”.

Duke folur në parlament, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nyanand Rai (Nijand) tha se 8,761 njerëz kishin kryer vetëvrasje për shkak të papunësisë, falimentimit ose borxhit në vitin 2020. Ai shtoi se gjithsej 25,251 persona humbën jetën nga 2018 deri në 2020 për shkak të krizës financiare. Qeveria ka ngritur nisma të ndryshme punësimi dhe gjenerimi të të ardhurave.

MPB tha se programet kryesore, duke përfshirë prodhimin vendas, dixhitalizimin, pastërtinë, qytetet inteligjente, strehimin, infrastrukturën dhe industrinë, kanë potencial për të rritur mundësitë produktive të punësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.