MESATARISHT NË ÇDO NJËMIJË LINDJE NË SHQIPËRI KRYHEN 140 ABORTE

MESATARISHT NË ÇDO NJËMIJË LINDJE NË SHQIPËRI KRYHEN 140 ABORTE

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla. Kryesisht, shkak është mosha e re, thotë gjinekologu Ernald Zeqja.

“Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”, shton ai.

Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente.

“Me hapjen, me lirinë që ne kemi këto vite, patjetër që kjo moshë është ulur. Dhe kjo ka edhe problemet e veta”, thotë Zeqja.

“Një gjë tjetër që vërej është mungesa e informacionit. Dikur kishte shumë organizata që merreshin me informimin mbi kontracepsionin. Tani nuk ka. Ndryshe nga popullata në përgjithësi, abortet te vajzat e reja kanë një specifikë. Abortet tek adoleshentët ndodhin bile në familje të mirë edukuara, të mirë arsimuara dhe me të ardhura ekonomike të mira”, thekson gjinekologu Zeqja për A2.

Leave a Reply

Your email address will not be published.