MËSONI SI TË MBROHENI NGA THUMBIMI I GRERËZËS DHE SI TË VEPRONI NË RAST TË TILLË

MËSONI SI TË MBROHENI NGA THUMBIMI I GRERËZËS DHE SI TË VEPRONI NË RAST TË TILLË

Grerëzat janë në letargji në muajt e dimrit.  Ato zgjohen në prill dhe janë më aktive në Korrik, Gusht dhe Shtator. Kjo do të thotë se rreziku i thumbimit të grerëzave gjatë kësaj periudhe është më i madh.

Pse thumbojnë grerëzat?

Ato e bëjnë këtë kur ndihen të kërcënuara. Kjo është mënyra e tyre për të mbrojtur veten kundër një sulmi të mundshëm. Ashtu si bletët, vetëm grerëzat femra mund të pickojnë, por ndryshe nga bletët, ato janë të afta të sulmojnë prenë e tyre disa herë. Ekspertët thonë se grerëzat nuk do të thumbojnë dikë nëse janë të qetë dhe ata kanë më shumë gjasa të sulmohen nëse grerëza ndihet e kërcënuar nga foleja e tyre ose përpiqet ta përzënë atë.

Thumbimet janë plot me toksina të cilat mund të përkeqësojnë shëndetin e njeriut dhe disa përjetojnë reaksione alergjike kërcënuese për jetën.

Çfarë duhet të bëni nëse ju thumbojnë grerëzat?

Nëse ndodh të ju thumbojë një grerëz është e rëndësishme të hiqni thumbin me helm sa më shpejt të jetë e mundur. Mund ta gërvishni nga lëkura me ndonjë gjë të fortë por edhe me thonj. Megjithatë nuk rekomandohet përdorimi i gishtave ose piskatores pasi kjo mund të shkaktojë përhapjen e helmit.

Pas heqjes së thumbit, fillimisht vendi i pickimit duhet të lahet me sapun dhe ujë. Më pas aplikoni akull ose një kompresë të ftohtë dhe mbajeni për maksimum 10 minuta për të reduktuar ënjtjen. Shmangni gërvishtjen e plagës për të zvogëluar rrezikun e infeksionit. Mos përdorni ilaçe shtëpiake si uthulla ose soda e bukës, pasi nuk ka gjasa të ndihmojnë.

Disa njerëz janë alergjikë ndaj thumbimit të grerëzave të cilat mund të çojnë në shokun anafilaktik i cili kërkon ekzaminim dhe trajtim urgjent mjekësor. Simptomat e anafilaksisë janë: Ënjtje e rëndë, kruajtje, marramendje, nauze dhe të vjella, ngërçe barku, rënie e menjëhershme e presionit të gjakut.

Si të shmangni thumbimin e grerëzës?

  • Megjithëse rreziku i thumbimit të grerëzës nuk mund të shmanget plotësisht ai mund të reduktohet ndjeshëm vetëm nëse të gjithë respektojnë rregullat e mëposhtme:
  • Shmangni parfumin ose kolonjën të cilat mund të tërheqin grerëzat.
  • Shmangni veshjet me ngjyra të çelura.
  • Qëndroni të qetë nëse grerëza afrohet ose bie në lëkurë.
  • Mos e prek thumbin dhe mos u afro shume afër folesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.