METHUSELAH-PESHKU MË I VJETËR QË JETON NË AKUARIUM

METHUSELAH-PESHKU MË I VJETËR QË JETON NË AKUARIUM

Methuselah është një peshk australian i gjatë 1,2 m dhe peshon 18,1 kg. Ai u soll në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë në San Francisko në vitin 1938 nga Australia. Konsiderohet si peshku më i vjetër i gjallë që jeton në akuarium në botë. Biologët në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë besojnë se është rreth 90 vjeç pa asnjë peshk tjetër bashkëmoshatar të tij I cili është ende gjallë.

Sipas Associated Press në vitin 2017 një tjetër peshk Australian i quajtur Granddad, vdiq në moshën 95-vjeçare në Akuariumin Shedd në Çikago duke i lënë hapësirë ​​Methuselah për të marrë titullin peshku më i vjetër i gjallë në akuarium. Methuselah, i quajtur sipas patriarkut biblik, jeton një jetë shumë të qetë në ujë me lëvizje të ngadaltë dhe temperature prej 21 gradë Celsius.

“Ajo ka nevojë për pak hapësirë, ujë të qetë dhe një ushqim të mirë,” tha kuratori Charles Delbeek.

Sa i përket ushqimit një peshk i moshës së saj të shquar ka preferenca të veçanta: krimbat e tokës, marule dhe fiq. Ndërsa Metuselahu është mjaft kërkues në lidhje me fiqtë që i pëlqejnë.

“Ajo i pëlqen shumë fiqtë e ëmbël kur janë në sezon. Ajo nuk do të hajë të konservuar apo të ngrirë,” shtoi Delbeek./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.