MJEKËT: OMIKRON VËSHTIRË MUND TË SHMANGET POR SA MË VONË TË INFEKTOHENI AQ MË MIRË

MJEKËT: OMIKRON VËSHTIRË MUND TË SHMANGET POR SA MË VONË TË INFEKTOHENI AQ MË MIRË

Omicron mund të përcillet pa simptoma, ose me më pak sesa variantet tjera. Ata që kanë simptoma, mund t’i kenë më të lehta, sikurse dhimbje të fytit, rrjedhje hundësh dhe jo probleme me frymëmarrje sikurse rastet e mëhershme. Mirëpo përhapja e jashtëzakonshme e Omicronit në disa shtete, nënkupton se më shumë njerëz do të përballen me sëmurje të rëndë. Të dhënat e fundit nga Italia dhe Gjermania kanë treguar se personat e pavaksinuar janë më të cenueshëm ndaj shtrirjes në spital, kujdesit intensiv dhe vdekjes.

“herët apo vonë, secili do të infektohet, mirëpo sa më vonë, aq më mirë”, ka thënë eksperti për viruse, Michel Nussenzweig nga Universiteti Rockefeller. Sipas tij më vonë do të kemi më shumë ilaçe dhe vaksina më të mira. Një i infektuar mund të përballet me simptoma të lehta, mirëpo në të njëjtën kohë të bartë virusin te dikush tjetër që është në rrezik, edhe nëse ka antitrupa nga infektimi i mëhershëm apo nga vaksinimi, ka thënë Akiko Iwasaki, nga Universiteti Yale. Ende nuk dihet nëse Omicron do të ketë ndonjë efekt “të heshtur” si variantet e mëhershme, duke përfshirë antitrupa vetë-sulmues./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.