MJEKËT SUGJEROJNË NË DY JAVËT E PARA MËSIMI TË ZHVILLOHET ONLINE

MJEKËT SUGJEROJNË NË DY JAVËT E PARA MËSIMI TË ZHVILLOHET ONLINE

Në një debat të organizuar nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”, për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, mjekët sugjeruan që të paktën dy javët e ardhshme mësimet të zhvillohen online, pasi siç thonë ata, mund të ketë rritje edhe më të madhe të numrit të infektuarve me Covid 19.

Mikrobiologu Nikolla Panovski dhe mjeku Zllate Mehmedoviq kërkuan rishqyrtimin e vendimit nga ana e qeverisë dhe MASH për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë nga një shkurti, me prani fizike.

“Më së miri do të ishte të fillohet me mësim online nga nji shkurti në dy javët e ardhshme dhe më pas të diskutohet varësisht se si do të zhvillohet gjendja epidemiologjike” thekson Mehmedoviq.

Sipas ekspertëve shëndetësor, fëmijët duhet të mbajnë ende maska ​​në klasa. Ata thonë se të gjitha hulumtimet botërore kanë treguar se maska ​​nuk ndikon në shëndetin e fëmijëve.

“Më mirë do të ishte shtyrja e gjysmëvjetorit dhe është mirë nxënësit më të vegjël të mbajnë maska”, thotë mikrobiologu Panovski.

Pjesëmarrësit në debat konkludojnë se është mirë që fëmijët të testohen në shkolla pasi shumë vende e kanë pasur një praktikë të tillë. Nëse shteti nuk mund të sigurojë teste të mjaftueshme, ata thonë se është mirë që të bëhen testime në shkolla për fëmijët që do të shfaqin simptoma tipike të virusit korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.