MJEKJA LIGJORE FAJËSOI SISTEMIN SHËNDETËSOR NË ANGLI PËR VETËVRASJEN E 14-VJEÇARES

MJEKJA LIGJORE FAJËSOI SISTEMIN SHËNDETËSOR NË ANGLI PËR VETËVRASJEN E 14-VJEÇARES

Mjekja nga mjekësia ligjore britanike ka fajësuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS) për vdekjen e një nxënëseje 14-vjeçare pasi ajo u gjet e varur në një park. Ajo tha se Britania kishte dështuar dhe tradhtoi brezin e ri duke shtuar se neglizhenca e shërbimeve shëndetësore çoi në vdekjen tragjike të vajze 14-vjeçare.

Penelope Schofield planifikon t’i shkruajë Ministrit të Shëndetësisë Sajid Javid pasi ka vërtetuar se Robin Skilton, 14 vjeç, kreu vetëvrasje sepse ishte e zhgënjyer me Departamentin e Shëndetit Mendor të Rinisë NHS. Ajo paralajmëroi se ekziston rreziku që edhe adoleshentët e tjerë t’i nënshtrohen sëmundjeve të tyre mendore nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Skilton u largua nga shtëpia e saj më 7 maj të vitit të kaluar dhe u vetëvra në park. Para kësaj ajo kishte një histori të gjatë të vetëlëndimit dhe kishte folur haptas se si mendonte për vetëvrasjen. Pavarësisht situatës së vështirë, askush nuk ka folur seriozisht me 14-vjeçaren, nuk është ekzaminuar nga psikiatri i fëmijëve dhe as nuk ka shkuar në një vlerësim të problemeve të shëndetit mendor. NHS e ka lëshuar atë në shtëpi një muaj para vetëvrasjes megjithëse ishte në listë me rrezik të lartë.

Babai i saj, Alan Skilton, drejtor i kompanisë së softuerit, u bëri thirrje vazhdimisht autoriteteve për ndihmë dhe tha se ishte i tronditur nga neglizhenca e NHS-së.

“Unë e kuptoj që kishte një situatë të vështirë me pandemin  por NHS tregoi një nivel të pakënaqshëm të kujdesit për Robin. Kam konstatuar se bëhet fjalë për neglizhencë të shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Shofield, transmeton Daily Mail.

“Robin mori jetën e saj ndërsa po luftonte me problemet e saj mendore. Shërbimet e shëndetit mendor nuk e identifikuan shëndetin e saj mendor të përkeqësuar ose nuk i ofruan kujdesin që i duhej. Për shkak të kësaj, vdekja e saj u shkaktua nga pakujdesia”.

“Besoj se nëse do të ishte ekzaminuar dhe trajtuar në kohë do të ishte ndier më mirë dhe nuk do të ishte vetëvrarë”, tha babai i 14-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published.