MOS HUAZONI TË HOLLA NGA FAMILJARËT DHE MIQTË, REKOMANDOJNË PSIKOLOGËT

Mos u jepni para miqve dhe të afërmve nëse nuk doni të përcaktoni kushte të kthimit të parave dhe nëse nuk ndjeheni rehat t’i kërkoni përsëri, për të mos e prishur marrëdhëniet e ngushta me ta, thotë psikoterapistja Anna Story.

– Sidoqoftë, nëse keni nevojë të jepni një hua, ajo ju këshillon të përgatisni një marrëveshje me shkrim ku do të shënoni shumën dhe kushtet e shlyerjes së huasë. Nëse nuk e bëni këtë paraprakisht, përgatituni të mos ju kthehen paratë tuaja, paralajmëron psikologja.

“Nga ana tjetër, nuk duhet të ketë asnjë problem me shlyerjen e borxhit nëse jeni të sigurt se i afërmi i juaj është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij dhe sillet si një i rritur”, shtoi ajo.

Nëse miku juaj ofendohet nga këto kushte – prisni që paratë ose të mos ju kthehen asnjëherë ose të ju kthehen, por jo shpejt.

– Personi në këtë rast do të vazhdojë të sillet në mënyrë të papjekur dhe do të përpiqet të bëjë – Ju të ndiheni në faj. Në këtë rast, ju vendosni nëse do të jepni para apo jo, me atë që nëse i jepni paratë do ti dhuroni e jo ti huazoni- shpjegon Anna Story./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.