MOT I FTOHTË NË RMV-DERI NË -16 GRADË

Në vend natën e kaluar janë regjustruar temperatura tejet të ulëta deri në -16 gradë.

Siç bëjnë të ditur metereologët në Kodrën e Diellit është matur temperatura më e ulët me -16 gradë, -12 në Hanet e Mavrovës, -11 Krushevë, -8 Prilep, Vinicë, Dibër, -7 Kriva Pallankë, -6 Ohër, Pretor, Manastir, -5 Kumanovë, tetove, Shtip dhe Strumicë, -4 Shkup, Demir Kapi, Dojran dhe -2 Gjevgjeli. Edhr shtresë më e lartë e dëborës prej 68 centimetrave në mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit. Pasojnë me 17 centimetra Hanet e Mavrovës, 14 Gjurishtë, 13 Krushevë, 9 Pozheran, 6 Demir Kapi dhe me nga 2 centimetra Manastiri dhe Prilepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.