MOT I NDRYSHUESHËM, I VRANËT DHE I FTOHTË

MOT I NDRYSHUESHËM, I VRANËT DHE I FTOHTË!

Moti sot parashikohet të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i ftohtë. Paradite, kryesisht në pjesët jugore do të ketë mot me reshje lokale të shiut ndërsa në vendet më të larta dhe male me reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -4 deri në 4, ndërsa maksimalja prej 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe të ftohtë me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.