MOT I NDRYSHUESHËM, ME VRANËSIRA DHE I FTOHTË

MOT I NDRYSHUESHËM, ME VRANËSIRA DHE I FTOHTË

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, i ftohtë dhe periudha me diell. Në zona lokale do të ketë reshje të lehta të borës, ndërsa në luginën e Vardarit do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 7 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët, i ftohtë, me periudha me diell dhe kushte për reshje lokale të borës. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 4 gradë.

Gjatë fundjavës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, më të intensifikuara gjatë ditës së dielë. Të shtunën do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu dhe verilindja. Sa i përket temperaturave, ato do të vazhdojnë të jenë të ulëta për këtë periudhë të vitit dhe minimalet kudo do të zbresin nën zero, e në disa vende pritet të zbresin deri në -15 gradë. Temperaturat maksimale ditore do të rriten në intervalin prej -3 deri në 7 gradë.

Nga e hëna e tutje pritet rritje graduale e temperaturave kur pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.