MOT KRYESISHT I VRANËT ME RESHJE SHIU, NË MALE BORË

MOT KRYESISHT I VRANËT ME RESHJE SHIU, NË MALE BORË

Moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite me reshje të rastësishme shiu nga perëndimi drejt pjesëve qendrore. Në male do të ketë reshje bore.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, më e theksuar përgjatë bregut të Vardarit. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -4 deri në 3 gradë ndërsa maksimalja prej 8 deri në 15 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperaturat do të rriten nga e mërkura kur në një periudhë afatshkurte kur moti do të jetë më i qëndrueshme dhe më pas pritet përsëri priten ditë me mot jostabil.

Leave a Reply

Your email address will not be published.