MOT ME DIELL DHE I NGROHTË. MËNGJESET E FRESKËTA.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë tetë.
Në Shkup mot me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil, me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Mëngjeset do të jenë më të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten gradualisht.
Leave a Reply