MOT ME DIELL DHE I NXEHTË,PASDITE ME KUSHTE PËR RESHJE

MOT ME DIELL DHE I NXEHTË,PASDITE ME KUSHTE PËR RESHJE

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje lokale të breshërit. Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të motit jostabil, të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 31 gradë.

Më pas gjatë fundjavës si dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht stabil, i thatë dhe me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Përjashtim do të ketë dita e nesërme kur në orët e pasdites, sidomos në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtër. Edhe nesër do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Sa i përket temperaturave, ato në ditët në vijim do të rriten në intervalin prej 24 deri në 33 gradë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.